Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi dhe drejtori i konzorciumit ndërkombëtar IRD Engineering, Paolo Orsini nënshkruan sot dokumentin vendimtar për realizimin e projektit më madh infrastrukturor në vend, Korridorit 8 dhe 10D, informon Indeks.mk
Sot jam shumë i lumtur dhe mezi e kemi pritur këtë ditë bashkë me drejtorin Rustemi sepse kemi një vit e gjysmë që e kemi pritur këtë ditë dhe sot po e mbyllim përfundimisht me nënshkrimin ceremonial të kontratës me konsulenti dhe mbikëqyrësin e përzgjedhur IRD për ndërtimin e korridorit 8 dhe korridorit 10d. Dëshiroj të falënderoj kolegët e mi, veçanërisht kryeministrin për të gjithë mbështetjen, komitetin drejtues për këto projekte, ministrin e Transporteve, por veçanërisht drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërorëe”dhe të gjithë ekipin e tij, për të gjithë bashkëpunimin dhe mbështetja ka ardhur deri në ditët e sotme. Sot është vërtet një ditë historike për Maqedoninë e Ceriut, siç tha kryeministri, ne po fillojmë ndërtimin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e Republikës së pavarur të Maqedonisë, i cili do të jetë shumë domethënës për të gjithë qytetarët tanë, për ekonominë tonë dhe për lidhje rajonale”, tha Artan Grubi – zëvndëskryeministri i parë i Qeverisë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.
Se është ditë historike Grubi ka thënë edhe në rjetet sociale.
“Ditë historike, nuk ka më asnjë pengesë, po fillojmë ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D! Bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministrin Bekim Rexhepi, drejtorin e NP “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi dhe drejtorin e konzorciumit ndërkombëtar IRD Engineering, Paolo Orsini finalizuam sot hapin vendimtar për realizimin e projektit më madh infrastrukturor në vend, Korridorit 8 dhe 10D me nënshkrimin e marrëveshjes për procesin e konsulencës juridike dhe mbikëqyrës së procesit të ndërtimit.Pas nënshkrimeve të vendosura sot në këtë marrëveshje menjëherë nga dita e hënë do të mbajmë mbledhjen e Komitetit drejtues për Korridorin 8 dhe 10D për të filluar fazën e negociatave përfundimtare me konzorciumin Bechtel Enka”, ka shkruar Grubi duke falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut në realizimin e këtij procesi historik për zhvillimin e vendit!