10/12/2024

Bshkëbisedojmë sonte që të shohim çka kemi bë, çka nuk kemi bërë ende dhe çka duhet të bëjmë. Sonte jemi këtu pothuajse pas tre javë takime, për të dëshmuar se jemi pas Emirit dhe rinisë, Unë nuk e braktis anijen pa e futur në rrugë reformuese BDI-në, unë jam më rininë, ta mbeshtesim dhe të qëndrojmë fortë, sepse duke mbështetur njerëzit e meritur në çojmë procese përpara. Iku koha e sasisë, sot na duhet cilësia. Sot duhet parë si duhet veprojmë, sepse nuk na pranon Europa pa standard. BDI është parti e mirëorganizuar, e mirë etabluar, ndaj kjo parti është thesar kombëtar. BDI është gjaku i shqiptarëve të burgosur, të vdekur, është mundi i intelektualëve, prandaj të gjithë idealistët e misionaret që janë reshtuar krah nesh, kanë investuar dhe invesojnë mos të harrojmë sakrificën e popullit tonë, sepse në vuajtjen i kemi provuar në kurriz. Në angazhohemi për paqë, stabilitet, ekonomi të zhvilluar, për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, për administratë efikase. Shqiptari sot është vendimarrës dhe faktor në vend, Bujari na përfaqëson në OSBE, Fatmiri na bën krenar me Bankën Botërorë, Naseri, Kreshniku apo Artani… sa më shumë instalojmë vlera aq më shumë armiq krijojmë. Mickoskit kjo nuk i pëlqen dhe unë e di se përsë, unë nuk shkova në Hagë sepse lufta ime ishte e drejtë, ndaj mos të më përgjigjet ai mua me kalash. Ai e ka parë luftën veç në televizor, ndërsa unë kam marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruar. Pse ne po investojmë në stabilitet? Kontribuam në zjedhjen e konfliktit për emrin, jemi ulur në negociata që këtë rajon ta shpiejmë drejt rrugës së paqes e stabilitetit. Kohërat kanë ndryshuar, nuk duhet përsëritur tragjeditë këtij populli por duhet të mendojmë drejt mundësive të reja. Kemi plagë që nuk shërohen lehtë, kanë vdekur shumë njerëz për këtë vend, por nuk është zgjidhje hakmarrja. Kosova duhet të gjej zgjidhje me Serbinë, sepse në këto kohë Rusia është e interesuar të ketë gjak e konflikte, sepse Rusia pretendon të del në Adriatik, ndaj partnerët tanë e kanë ndarë mendjen se ne jemi me BE-në, jemi për Europën. Duke ndërtuar frontin për Europë, në kyçemi në procese përparimtare, drejt standardeve të reja, ndaj këtë nuk mund ta ndal as Mickoski e as shqiptarët që punojnë krah Mickoskit, por ne jemi për progres dhe jo regres. Anëtarësimi në BE ndalon emigracionin, përforcon ekonominë, pagat dhe standardin jetësor, ndaj duhet me patjetër të ndodh, sepse kjo është sakrificë e përbashkët e jona për të arritur sukses, deklaroi Ahmeti.