Rasti i Ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili gjatë një vizite në Shqipëri vitin e kaluar, derisa po zhvillohej konferenca për media me ministren Delina Ibrahimaj, iu drejtua një gazetares e cila e quajti ministri maqedonas, me fjalët se ai është ministër shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, por siç duket iu ka penguar shumë disa analistëve maqedonas, të cilët edhe një vit pas asaj ngjarjeje e kujtojnë si një problem serioz atë veprim të ministrit Bekteshi.
“E përmend shembullin e ministrit aktual të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili në Shqipëri, kur ministrја shqiptarе në Tiranë iu drejtua me fjalët ministri maqedonas dhe ai e ndërpreu dhe i tha: më falni, unë jam një ministër shqiptar nga Maqedonia e Veriut, këtu kemi një problem serioz” ka deklaruar analisti maqedonas Bllagojçe Atanasovski.