14/07/2024

Bashkimi Demokratik për Integrim nën udhëheqje të kryetarit, Ali Ahmeti ka vazhduar takimet me qytetarët.

Sonte Ahmeti së bashku me kabinetin Qeveritarë të udhëhequr nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi kanë takuar banorët e Bërvenicës, rrespektivisht banorët e fshatit, Ҫellopek.

Ahmeti para banorëve ka thënë se ҫdo parti politike e mirëorganizuar bnë projekt programor se si do të drejtoi dhe pëmrbush platfomat e veta që I bashkëbisedon dhe I harton me ekipe profesionale.

“Ҫdo parti politike e mirëorganizuar bnë projekt programor se si do të drejtoi dhe pëmrbush platfomat e veta që I bashkëbisedon dhe I harton me ekipe profesionale, që të mos dal e pa pëmbushur në platformat që paraqet. Sonte këtu kam shumë bashkëpunëtor më të cilët kam nisur punët e themelimit në parti e më pas kanë kryesuar edhe me komunën, pra këta njerëz që ishin në fillimet tona, sot stafetën e bartën në gjeneratat e ardhshme, pra e kanë kaluar te Arkini dhe brezat e rinjë. Këto takime na ndihmojmë të flasim dhe spjegojmë drejpërdrejtë këkresat e tyre, ndaj jamë më gjithë ministrat, deputetët dhe drejtorët për të dhënë përgjigje. 20 vite jemi bartës të procesit, është përgjegjësi morale e kombëtare që ato që kemi realizuar dhe për atë që duhet veprojmë në të ardhmen, sepse poltika është njerzillëk, etikë, moral dhe shkëncë. Ne kemi dalur për frontin e përbashkët për Europë, sepse sot është momenti I duhur dhe vendimtarë, sepse ne kemi filluar skriningun I cili mbaron në nëntor dhe duhet të filloj takimi ndërqeveritar BE-RMV për të filluar anëtarësimin e plotë të vendit tonë në BE, ndaj tani duhet bërë ky front që mos të lejojmë ndikimin e lindjes. Vetëm me anëtarësimin në BË ndalojmë migrimin nga vendi ynë dhe ndihmohmë që mos të na largohen gjeneratat e reja. Kemi detyrim moral e kombëtar të ndalojmë pakësimin e njerëzve, të sigurojmë ardhmëri dhe të pajtojmë njerëz. Ta lëmë të kaluarën pas krahëve dhe të shohim drejt së ardhmes që gjeneratat e ardhshme mos të merren me imtësira e pengesa, të kujtojmë gjakun e amanetin e atyrë që u flijuan për këtë vend, ndaj të bashkohemi për BE. Edhe në dikur ishim në përiudha të vështira lufte, ndaj unë besoj që fitues në luftë del ai që e bën me zemër. Rusia pa Ukrainën është Rusi, me Ukrainën është përandori, prandaj jemi krah Ukrianës dhe e ndihmojmë me kapacitetet që kemi. Kriza që kaluam me koronë, kriza aktuale që kemi, kam menduar do e kemi më keq, por falë ekipeve tona të mrekullueshme, kemi pasur super menaxhim dhe e përballojmë më mirë së vendet fqinje. Rajoni ka probleme të pazgjidhura qe duhet të zgjidhen, sepse ndryshe shkaktojme jo-stabilitet, pra pa mbylljen e problemit të Kosovës nuk mund të themi se kemi Ballkan stabil, pa u mbyll kriza në Mal të Zi apo Bosne. Kremlimit i intereson që të nxis e aktivizoi vullkane konflikti në rajonin tonë, prandaj duhet të punojmë për të mirën e vendit tonë, të ndërtojmë frontin pro BE. Shqiptarët me bashkëqytetarët e tyre e dërguan vendin në NATO, ndaj tanime duhet ta dergojmë edhe drejt BE-së, por vetëm me politika të mençura dhe unifikuese. Pavarësisht rreziqeve ne do e arrijmë qëllimin sepse ne nuk e kemi humbur kurrë rrugën drejt nje destinacioni me qellim të mire”, deklaroi Ahmeti