25/01/2025

Duke komentuar kërkesën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për krijimin e Frontit Europian, njohësi i rrethanave politike, Petar Arskoski në një prononcim për indeks.mk ka deklaruar se partitë sa më shpejtë duhet të mbështesin këtë ide.

Arsoski shton se partitë padallim duhet ti bashkangjiten kësaj ideje sepse sipas tij me krijimin e këtij fronti jepet hapsirë e vërtetë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Mundësia e vetme për vendin është e ardhmja europiane, Është mundësia më e mirë për të luftuar korrupsionin, zhvillimin ekonomik etj. Sa më shumë parti që është e mundur, duhet të kyçen e të mbështesin një propozim të tillë”, tha Arsoski./indeks.mk/