epa05671077 Leader of the Democratic Union for Integration DUI Ali Ahmeti reacts during early parliamentary elections at a polling station in the village of Zajaz, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 11 December 2016. Some 1.7 million voters are called to take part in parliamentary elections to elect 130 members of the Parliament. The elections are part of a reform package agreed with EU and US mediation in order to bring an end to a years long political crisis in the country, following opposition's revelations about massive wiretapping of over 20 thousand people. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Kryetari i BDI Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për familjen Krasniqi e Mehmetaj me rastin e vdekjes së Meritës, bashkëshortes së heroit Adrian Krasniqi.

Ndonëse ndonjëherë dhimbja nuk mund të shërohet me fjalë por të paktën rikujtimi për ata që dhanë shumë për këtë popull dhe familjarët e tyre, të jetë mësim për gjeneratat e reja që historia e shenjtë e shqiptarëve nuk duhet harruar në asnjë moment, ka shkruar Ahmeti.

Të nderuara familje Krasniqi e Mehmetaj,

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për vdekjen e Meritës, e cila iku nga kjo jetë në moshën më të mirë, duke lënë plagë jo vetëm për ju por edhe për gjithë ata që e njohën.

Ndonëse ndonjëherë dhimbja nuk mund të shërohet me fjalë por të paktën rikujtimi për ata që dhanë shumë për këtë popull dhe familjarët e tyre, të jetë mësim për gjeneratat e reja që historia e shenjtë e shqiptarëve nuk duhet harruar në asnjë moment.

E tillë ishte familja Krasniqi, që kombit i dha jo vetëm Adrianin por edhe tetë dëshmorë të tjerë. Adriani bashkë me Meritën që në moshë të re punonin për çështjen kombëtare duke sakrifikuar gjithçka.

Merita përjetoi shumë sfida që në bankat e shkollës së mesme kur edhe përjetoi helmimet e viteve 90-ta.

Dhe sot kujtojmë që të dy, familjet e tyre dhe ndajmë dhimbjen me ta.

I lehtë qoftë dheu për të gjithë të rënët për çështjen kombëtare!
https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/723582872469171

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *