Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti në fjalën e tij në suaza të takimeve “Bashkë për Europë” me përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, arsimit dhe intelektual tha se për një vend janë shumë të rëndësishme dy rrugë, që të marrinë rrugë zhvillimet edhe proceset politike, stabiliteti dhe siguria, për të cilat tha se BDI ka investuar mjaftë në fillimet e viteve 2002-2010.
“Cilët ishin parametrat që u dashtë të bëhen që të jetësohen, materializohen për të pasur siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm? Ishte Marrëveshja Paqësore e Ohrit, pa zbatim dhe plotësim të saj sigurisht që siguria do mungonte, ose stabiliteti do lëndohej. Jemi përpjekur dhe kemi punuar me fanatizëm, që asnjë tërheqje pas mos ketë. Avancuam më tutje duke qenë –pjesë zgjidhjes problemit me palën greke, jo duke qenë spektator, por paralelisht punonim edhe me palën bullgare për ta dedektuar të tërë situatën, se si ajo është në brendi dhe si duhet zhvilluar në drejtim të një zgjidhje, sepse momentet e rëndësishme për të krijuar besueshmëri në qendrat ndërkombëtare të vendosjes, por edhe tek sipërmarrësit, njerëzit që merren me zhvillimet ekonomike, sepse nuk ka politik të shëndoshë e të qëndrueshme, pa një ekonomi të përparuar. Mund të bëjmë politika shumë të mira por nëse mbesim në proporcion shumë të lartë më zhvillimet ekonomike sigurisht që rrezikohet e gjithë ajo që bënë. Jemi përpjekur që të inkurajomë dhe ndihmojë edhe fushën e biznesit, sidomos atë vendor. U bë zona e lirë e Tetovës, që për ne ka qenë një hap shumë i mirë, investimet vazhdojnë edhe tani që po flasim. Katër investime të reja janë vetëm brenda vitit që e lamë pas, dhe vitit që fillojnë, që takime të bëjmë me të gjithë të interesuarit dhe me ato që bëjnë ekonominë e vendit”, tha Ali Ahmeti lider i BDI-së.
Mirëpo për sigurinë dhe stabilitetin, shtoi lideri i BDI-së Ali Ahmeti, duheshte të mbyllet problemi me palën greke, zgjidhja e këtij problemi e bëri vendin anëtarë të NATO-s.
“Në një takim që kisha me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore më thanë se: “Me tu anëtarësuar Maqedonia në NATO kishin vërshuar me dhjetëra e dhjetëra biznesmen të huaj për të blerë vende për ndërtim fabrikash, objekteve hotelierie dhe më bëri shumë përshtypje, sepse ato ma treguan me shifra”, theksoi Ahmeti.(Indeks.mk)