26/04/2025

Pas takimit me Forumin e Gruas, BDI-ja dhe kreu i sajë, Ali Ahmeti kanë vazhduar takimet me qytetarë të tjerë të Tetovës.

Në këtë takim, të pestin Brenda katër netësh Ahmeti para qytetarëve tha se në figurën e Adem Jasharit sheh mijëra shqiptarët që kanë vdekur për liri.

Ai shtoi se shqptarët gjithmonë kanë pasur dinjitet ndaj kanë dëshmuar se janë dalëzotës të vendit të vet.

“Pas motos “Bashkë për Europë” është një mision i tërë, duke nisur nga ideja se si t’i ndalojmë të rinjtë të dalin në mërgim e si t’I kthejmë të tjerët sërish në vendlindje. Ne duhet të bëjmë sacrificë, të përafrojmë standardin tonë më BE-në, sepse funksionet shkojnë e vijnë por misionet mbesin. Ndaj edhe bashkëqytetarët maqedonas duhet bashkohen me ne e jo të thonë: Na e morën shtetin shqiptarët, jo, ne nuk e morëm sepse ky vend është edhe i joni dhe ne dimë ti dalim zot! Unë jam shumë i sigurtë që do ndërtojmë front pro europian, të shohim çfarë shërbimi mund të i’u bëjmë njerëzve dhe të ua mundësojmë të jetojnë këtu në vendin e tyre. Ndaj ne duhet të jemi të hapur, të punojmë pa hile dhe të kemi mision kryesor ndërtimin e këtij fronti. Po bëhen shumë projekte por mund të përmend korridorin 8 si pikë strategjike ekonomike dhe lëvizje më të lirë. Unë them lë të bëhet edhe vetingu, sepse jemi lodh me akuza për vjedhje, ndaj duhet përgjegjësi dhe transparence”, deklaroi Ahmeti.