06/02/2025

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim nga Tetova, Fisnike Bekteshi Shaqiri ka deklaruar para Forumit të Gruas se duhet qëndruar stoik ëndrave dhe asgjë sipas sajë nuk është e pamundur.

Ajo theksoi se gjashtë deputet nga 15 që ka BDI-ja këtë mandate janë gra.

“Njeriu lind për të pasur të drejta të barabarta, fjalë të shkruara në konventën e të drejtave të njeriut. Historia e shqiptarëve ka gdhendur gra të fuqishme, si mbetereshë Teuta, Tringë Smajli, Shotë Galica etj. BDI theu tabutë për përfaqësimin e grave në politikë, deputetja e parë shqiptare në kuvendin e RMV-së ishte Teuta Arifi, për të pasuar me drejtoresha e ministre. Sot në kuvendin e RMV-së jemi 6 gra nga 15 deputet të BDI-së. Mbase për të qenë e sukseshmë mund të jetë e vështirë por jo e pamundur. Jemi të vetëdijshëm së gruaja has në sfida të ndryshme, sfida ndërmjet, familjes dhe jetës profesionale. Në pak reshta nuk mund të përfshi gjithçka që duhet për gratë. Të dashura zonja, andaj angazhohuni sepse më të njejtin përkush”, tha Shaqiri.