Arrestohet 28 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë

SPB-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria një 28 vjeçar nga Gostivari i cili akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë.

“Dje (25-janar) rreth orës 15:20, në lagjen Mllaki në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-DPB Gostivar, kanë ndaluar 28- vjeçarin V.S. nga Gostivari, i cili pak më herët kishte shkelë rendin dhe qetësisë publike dhe ka raportuar rrejshëm se ishte sulmuar fizikisht nga babai i tij. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtutjeshme, pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse në bazë të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Share post: