16/02/2025

Sekretari i përgjithshëm i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe kryetar i degës së Tetovës i kësaj partie – Faton Ahmeti para banorëve të Shipkovicës në kuadër të takimeve “Bashkë për Europë” të liderit Ali Ahmeti me qytetarë dhe bazën partiake tha se Ali Ahmeti është lideri i cili arriti të sigurojë sigurinë e shtetit përmes anëtarësimit në NATO, ndërsa shtoi, se përkushtimi i tij vazhdon edhe më tej që qytetarëve dhe këtij vendi t’ia siguroi edhe mirëqenien sociale, ekonomike, ta bëjë vendin anëtare të Bashkimit Evropian, përcjell Indeks.mk

“BDI në krye me liderin tonë Ali Ahmeti si një trashëgimtare e luftës së lavdishme të vitit 2001, si trashëgimtare drejtpërdrejt e UÇK-së, ushtri e cila shtabin e përgjithshëm e kishte pikërisht në Shipkovice. Kjo strukturë arriti që ti bëjë ndryshimet rrënjësore të atëhershme të funksionimit të këtij shteti duke bërë Maqedoninë një vend të sigurt për të jetuar, një vend me prespektivë dhe një vend i barabartë për të gjitha grupet e qytetarëve të cilat jetojnë në të. Ali Ahmeti është lideri i cili arriti të sigurojë sigurinë e shtetit përmes anëtarësimit në NATO, gjithashtu përkushtimi i tij vazhdon edhe më tej që qytetarëve dhe këtij vendi t’ia siguroi edhe mirëqenien sociale, ekonomike, vendin ta bëjë anëtare të Bashkimit Evropian. Ne nën moton “Bashkë për Evropë” këto ditë kemi filluar takime me qytetarët dhe strukturat tona politike, që më së afërmi ti shpjegojmë të mirat nga anëtarësim në BE”, tha Ahmeti në fjalën e tij para banorëve të Shipkovicës dhe fshatrave për rreth.(Indeks.mk)