Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi në fjalimin e tij para banorëve të malësisë së Tetovës, ka deklaruar se para periudhës së luftës së vitit 2001, shumë shqiptarë nga malësia e Tetovës kanë qenë të burgosur, vrarë e malltretuar vetëm pse kanë dashur të kenë universitet në gjuhën shqipe.
“Janë vrarë e malltretuar shumë të rinjë vetëm pse kanë përdorur flamurin tonë kombëtarë.Shteti aso kohe nuk kishte investuar asnjë qindarkë në këto vise, pjesën dërmuese të viseve shqiptare aso kohe nuk është investuar”, tha Bajrami duke treguar se këtë bisedë e kanë bërë me të rinjtë të cilët janë takuar po edhe takohen për cdo ditë.
“Me një të moshuar, kemi biseduar dhe ndarë kohrat, para dhe pas lufte duke bërë edhe dallimet. Bëri një vërejtje shumë interesante e emocionuese. Bëni një gabim kardinal, kohrat nuk duhet të ndahen para dhe pas lufte, por para dhe pas Ali Ahmetit”, shtoi Rexhepi.
Ai tregoi edhe për një ngjarje shumë emocionuese që ka ndodhur me një të moshuar gjatë zgjedhjeve të parafundit, në kohën e pandemisë.
“Ditën e zgjedhjeve, më është paraqitur dhe më ka thënë, “nuk dua të vdes pa e votuar edhe njëher Ali Ahmetin”, deklaroi Rexhepi.