04/10/2024

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për investim të ri nga vendet e huaja në Maqedoninë e Veriut. Bekteshi thotë se në vend do të hapet fabrikë belge për prodhimin e baterive ku pritet të punësohen 300 punëtorë.

“Nga Belgjika investim i ri në Maqedoni të Veriut! Fabrikë moderne për prodhimin e baterive me mbi 300 punëtorë”, ka shkruar Bekteshi.

725858215572984