Pasi ASH-ja ka nisur rrugën e saj drejt qeverisë e më pas për të vazhduar në rrugën e Bashkimit Evropian, ka nisur një mërzi e madhe në Lëvizjen BESA. Në një fotografi që e kanë postuar në rrjetet sociale sekretari i partisë, Adnan Azizi shihen fytyra të mërzitura dhe të dëshpëruara pas shkëputjes së ASH-së nga partneriteti i tyre, ku BESA tani ka partner vetëm VMRO-në dhe LEVICËN.
Lëvizja BESA sipas Arben Taravari nuk ka qenë korrekte në zgjedhjet e fundit në Tetovë, dhe se ASH-ja tani ka nisur rrugën e saj për tu bërë pjesë e qeverisë së re me LSDM-në dhe BDI-në për të përshpejtuar proceset eruointegruese të Maqedonisë së Verit, përcjell TS.
Nga ana tjetër deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli që erdhi me koalicionin “МОЖЕМЕ” u aka bë përhajr shumicin e re parlamentare.
“Veprimet e përditshme të ASH-së në Kuvend, dëshmojnë mbështetjen e shumicës parlamentare. Kjo dëshmohet edhe sot kur pushteti arriti të bëjë 61 deputetë, me mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët. Negociatat për inkorporimin e ASH-së në Qeveri reflektohen me veprimet e tyre në Kuvend.
Përhajër shumica e re!” ka shkruar Zendeli
Ndryshe ASH-ja e Arben Taravarit pritet që koalicoin për një qeveri evropiane ta bëjë zyrtre në fillim të muajt shkurt e më pas për të ndarë edhe resoret e marrëveshjes me LSDM-BDI dhe ASH-së./TS/