28/03/2024

Duke folur për kërkesën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për formimin e “Aleancën Evropiane” të partive progresive, ish aktivisti i Aleancës për Shqiptarët, Liridon Ramadani në një prononcim për indeks.mk ka deklaruar se kërkesa e Ahmetit është me vend.

“Në një kohë kur tensionet e forcave pro-ruse kanë kapluar të gjitha venedet e Ballkanit Perendimor, duke filluar nga raporti Kosovë-Serbi, “Republika Sërpska”, në Bosnje, tensionet në Mal të Zi, dhe atëherë kur pritet që shpërthimi i fortë të jetë edhe në RMV për shkak të rritjes së ndikimit rus tek kampi politik maqedonas dhe duke parë brishtësinë e raporteve mes shqiptarëve dhe maqedonasve, kërkesa e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti më duket me vend”, tha Ramadani.

Pavarësisht mos-pajtimeve që mund të ekzsitojnë, Ramadani e cilëson veprimin e Ahmetit strategjikisht të mirë-menduar.

“Para ndërkombëtarëve i vendos shqipëtarët si faktorë që garantojnë paqen në RMV. I unifikon shqiptarët para sfidave që mund të shpërthejnë në Ballkan. Dërgon mesazh tek pala maqedonase që ne jemi të gatshëm të bashkëjetojmë me ta por në një shtet pro-perëndimor dhe kjo është kusht fundamental për vetë ekzistencën e RMV si shtet”, shton Ramadani, shkruan indeks.mk

Sipas tij, krijimi i një blloku pro-evropian do të stabilizoj RMV-në.

“Një Maqedoni e stabilizuar do të jetë ndihmë ndaj situatës në Kosovê por dhe në Ballkan”, përfundon ai./indeks.mk/