Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Faton Ahmeti në takimin e dytë që Bashkimi Demokratik për Integrim është duke e zhvilluar me banorët e kësaj zone në Tetovë ka deklaruar se është gjithmonë kënaqësi që të jeshë pjesë e karavanit të udhëhequr nga lideri Ali Ahmeti.
Kreu i degës së Tetovës, njëherë edhe sekretarë i përgjithshëm i kësaj partie ka deklaruar se sllogani “Bashkë për Europë”, dhe takimet e këtilla kanë për qëllim për të treguar e dëshmuar para qytetarëve se sa me zell, zyrtarët dhe funskionarët e kësaj partie sipas Ahmetit i kryejnë obligimet të cilat i kanë marrë nga qytetarët dhe për të cilat duhet të japin llogari, mu para qytetarëve.
“Veten e llogaris si nikoqir. Ajo që ne duam, është fakti se ne kemi ardhur këtu për të bashkëbiseduar me ju. Do të donim ta dëgjojmë sa më shumë vlerësimin tuaj mbi punën tonë. Të gjithë këto punë duam që të kontribuojmë në mirëqenijen e qytetarëve dhe banorëve tonë. Edhe sonte u dëshmua se si gjithmonë, malësia e Tetovës dhe Tetova janë të reshtuar krah Ali Ahmetit”, deklaroi Ahmeti.
Ndryshe, takimi I dytë I BDI-së në Tetovë është duke u zhvilluar në Sellcë, konkretisht fshatrat e malësisë së Tetovës.