Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në prononcimin e tij para banorëve të malsisë së Tetovës ka thënë se ndihet krenarë që ky rajon gjithmonë ka qenë besnik dhe ka mbështetur liderin, Ali Ahmeti dhe nuk ka ditur asnjëherë të bëhet pjesë e devijimeve jashta linjave kombëtare e partiake të kreut të integristëve.
Në këtë fjalim, Ademi kreun e integristëve e cilësoi si rilindasin e fundit të shqiptarëve.
“Ali Ahmeti ka për qëllim të shënojë progress në shoqërinë shqiptare. Të jetë avangarda e shoqërisë shqiptare në aspekt të organizimit politik. Inplementues i vërtetë i politikave që krijojnë hapësirë për të rinjë e të reja. Deri sat ë tjerër, 20-30 vite I kanë në politikë e sot kur cënohen e rezikohen pozicionet e tyre, për interesat e tyre dhe ambicjet e tyre thonë se është rradha e të rinjëve e të rejave. Po I shohim se ku janë të rinjtë e të rejat. Ata janë në familjen e madhe të BDI-së me në krye liderin e Ali Ahmeti. Janë interesante të gjitha zhvillimet të cilët po ndodhin në RMV, prandaj nuk e kemi luksin që sado pak të cënojmë organizimin e mirëfilltë sic është BDI-ja. Sonte e keni dëgjuar se “dashakqinjtë” sic janë Pavle Trajanov e të tjerë të cilët thonë se shqiptarët në bazë të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat duhet të kenë 5 maksimum 6 ministra. Janë kundër krijimit të një fronti të përbashkët evropian. Cka duhet të bëjmë ne si pjestarë të cilin e prijnë Ali Ahemti. Sigurisht, duhet ti bashkohemi thirjes së kryetarit tonë për një bashkim të shqiptarëve për të cuar përpara agjendën e shqiptarëve që pikërisht shqiptarët të jenë faktorë. Po bëjmë thirrje për bashkim e jo ndasi, po bëjmë thirrje për misione e jo funskione, sigurisht se rezikojmë të dalim nga misioni në qoftë se unë si Arbër Ademi them, mos të jetë Kreshniku ministër i Ekonomisë por të jem unë, të mos jetë Artani por të jemë unë, mos të jetë Bujari por të jetë diksuh tjetër”, tha Ademi mes tjerash