22/02/2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shpehur ngushëllime me rastin e vdekjes së nënës së dëshmorit të Kombit Nezir Demiri, zonjës Makfire Demiri.

Ahmeti ndër të tjera shkruan se kombi shqiptar qëndroi në këmbë falë nënave që i rritën fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë.

Statusi i plotë pa ndërhyrje:

Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të zonjës Makfire Demiri, nënës së dëshmorit të kombit Nezir Demiri.
E përjetshme në kujtimet e mia do të jetë forca dhe krenaria që kishte në homazhet që i bënim bashkë në kujtim të veprës heroike të birit të saj dhe të gjithë atyre që bashkë me të dhanë jetën për idealin e lirisë.
Kombi ynë ka qëndruar në këmbë falë të gjitha nënave që i rritën fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë.
Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen Demiri! Qoftë e parajsës!