12/07/2024

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përmbyllur takimet e saj informative nën moton “Bashkë për në Europë” në Gostivar me takimin që realizoi me Forumin Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar.

Të rinjve të pranishëm iu drejtua Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, Kryetari i Forumit Rinor të BDI-së Avni Rustemi dhe Kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi.

Nuk ka më mirë se të përmbledhësh një javë aktivitet me aktivitetin rinor, me ata të cilët duhet t’ua dorëzojmë stafetën ne, për ta udhëhequr BDI-në në 20 vitet e ardhshme. BDI jeni ju dhe se BDI-ja është e juaja. Më bëhet qejfi që ju shoh kaq shumë të rreshtuar pas Ali Ahmetiti. Jo, pas nesh. Ne jemi shoqërues, bashkëpunëtor. Është i vetmi i cili syrgjynoset, martirizohet për Ju. Unë, bashkë me këto bashkëpartiak këtu dua t’iu bëjë një premtim shumë të sinqertë juve se betejat që po zhvillohet për ta mbajtur BDI-në gjallë edhe 20 vjet tjera, edhe 20 vjetra pas atyre, nuk do iu përsëritet sepse do e keni të lehtë, as unë as Valdeti, as Fatoni, as Arbëri, nuk do ua zëmë rrugën.