Ali Ahmeti: Tani është momenti për frontin “Bashkë për në Europë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti në takimin informative të së shtunës me qytetarët dhe bazën partiake në Gostivar ka folur edhe njëherë për rëndësinë e krijimit të një fronti të përbashkët politik pro-evropian në vend, propozimin e partisë së tij për miratimin e Ligjit për Veting, si dhe për rëndësinë e Korridorit 8 në raport me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“U kam shfaqur publikisht disa herë brengosjen time duke i parë shqiptarët e ndarë nëpër taborë. Turpërohesha kur shkoja në takime me të huaja 6 shqiptar në njërën anë, dhe dy maqedonas në anën tjetër, thua se ne jemi kombi milionësh. Gjithmonë e kam theksuar si brengë bile edhe miqve të mijë ndërkombëtar u thash se unë bile në takime të tilla nuk do të vijë. Kush do mendimin tim për zhvillimet, për situatat unë e kam vendin tim të punës. Kam seli partiake, kam vendin e punës në parlament jam deputet, mbase në takime të tilla nuk mund të ndihmojë sa duhet. Është një moment tepër interesant tani mbase duhet ta kuptojmë të gjithë ne që merremi me veprimtari politike. Të merresh me politik është shkencë, ato që e kanë kuptuar gabim se politika është ndryshe nga shkenca, ato nuk dinë politik dhe as që kanë studiuar, për arsye se politika është shkencë, moral, etikë dhe barazi me njërzillëk”, tha Ahmeti.

Ai theksoi se tani është momenti që të reflektohet.

“Nuk janë më të mirët të gjithë në BDI, dhe të gjithë të këqinjë nëpër taborët tjera, sepse edhe nëpër partitë tjera ka njerëz të mirë dhe të këqinjë, ashtu siç është edhe në BDI, sepse nuk i ke future në skaner dhe ti çosh nëpër institute për studim. Është momenti që të reflektojmë dhe të mendojmë pak më larg, dhe në qoftë se merremi seriozisht dhe ti shërbejmë, njerëzimit, të ardhmes, ti nderojmë ato që kanë derdhur gjak, djers për këtë vend duhet të ndalemi dhe të mendojmë. A është ky moment i rëndësishëm për frontin “Bashkë për në Europë”? Si do jemi bashkë ne, kur jemi gjashtë apo se di sa parti! A është ky momenti që të dalim me një front të përbashkët, me një thirrje dhe apel dhe për bashkëqytetarët tanë, sepse ky shtet është i përbashkët?”, theksoi ai.

Ne, shtoi më tej kreu i BDI-së – Ali Ahmeti, po angazhohemi për një Maqedoni më të fortë më të integruar.

“Ashtu siç jemi në NATO, të jemi edhe në Bashkimin Evropian. Pse mos ndërtohet kjo aleancë pikërisht në këtë moment, dobiprurëse jo vetëm për shqiptarët, por edhe për bashkëqytetarët tanë maqedonas. Njerëzit po pakësohen, nuk pakësohen vetëm shqiptarët, por edhe maqedonasit. Do të mbesim në këtë shtet vetëm se ne politikanët. Kanë ikur njerëzit për paga dhe jetë më të mirë nga vendi. Si mund ta ndalim këtë, vetëm duke hyrë në BE, zgjidhje tjetër nuk ka. Anëtarësim në BE të përafron standard, të siguron jetë më të mirë, të kushtëzon të përmbushësh standardet para se të anëtarësohesh”, u shpreh Ahmeti.

Për Ali Ahmetin dhe BDI-në Korridori 8 është një nga projektet kapitale që pikërisht të përafron vendin me Evropën.

“Si mund të jesh në Evropë kur pesë orë duhet të udhëtosh nga Shkupi për në Strugë, pikërisht Korridori 8 ta mundëson që për dy orë e të jesh në Strugë dhe dy orë e gjysmë Shkup – Prishtinë e Shkup Tiranë. Kjo është Evropa dhe këto janë nisma për ta afruar vendin afër BE-së. Evropa kërkon shtet funksional, juridik të sundojë dhe ne duhet të jemi të guximshëm. Veting! Mos merremi gjithë ditë e lumë ky vodhi ai vodhi. Sa funksionar ka në burgje, nuk janë gjithë engjëj. Në Amerikë janë 30 mijë funksionar. Pse nuk funksion prokuroria, gjyqësore. Unë jam politikan nuk jam prokurori, gjyqësor e polici financiare. Ne kërkojmë, është vendim i Këshillit të përgjithshëm, ne kërkojmë Veting me ekspertizë dhe asistencë ndërkombëtare”, nënvizoi Ahmeti.

Share post: