Bulls mundi Pistons në kryeqytetin francez 126-108, derozan lë pas dëmtimin dhe shënon 26 pikë
DeMar DeRozan la pas dëmtimin dhe ndihmoi Chicago Bulls të triumfonte në Paris ndaj Detroit Pistons me rezultatin 126-108. Basketbollisti realizoi 26 pikë në ndeshjen e NBA që u luajt në kryeqytetin francez, me një interesim mjaft të madh të parisienëve.
Federata amerikane e basketbollit vazhdon me objektivin për ta bërë edhe më popullar sportin anembanë globit. Kjo ishte hera e dytë që në Paris u luajt një ndeshje e NBA pas asaj në 2020. Në radhën e parë ishte edhe talenti francez i basketbollit, 19 vjeçari Viktor Uembaniama, i cili pritet që të zgjidhet nga Pistons për sezonin e ardhshëm.
Basketbollisti i ekipit nga Denver, francezi Kilian Hajes, mori shumë duartrokitje kur zbriti në parket. Zak La Vim shënoi për Bulls 30 pikë duke qenë më i miri, ndërsa Nikola Vucevic realizoi 16 dhe 15 ribaunde. Derrick Jones Jr ishte një nga katër basketbollistët e tjerë të ekipit nga Çikago që shënuan +10 pikë.
Më i miri për Pistons ishte Bojan Bogdanoviç me 25 pikë, Por ishte një natë e vështirë për Hayes pasi 21-vjeçari dha tetë asistime, por u kufizua në katër pikë dhe pati po aq faulle. Bulls që mori fitoren e 21 është në vend të 10 në Konferencën e Lindjes, ndëssa Piston u mund për herë të 36 dhe gjendet e fundit në renditje.
Klan News