12/02/2025

NË VISET MALORE SHTRESË E RE DËBORE

Stuhia e shiut si pasojë e cikloneve të formuar në gjirin e Gjenovës, ka goditur pjesën juglindore të vendit që ka shkaktuar reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Nuk janë raportuar përmbytje në këto rajone, por, sic percjell KlanM, reshjet kanë shkaktuar probleme në trafik në disa rrugë të pjesës lindore të vendit.

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”, sic njofton KlanM, ka bërë thirrje që në këto pjesë të vendit shpejtësia t`u adaptohet kushteve të rrugës dhe të respektohet sinjalizimi I trafikut, për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Drejtoria për Punë Hidrometereologjike ka njoftuar se deri në ora 07.00 të mëngjesit të sotëm mbulesa e dëborës në Kodrën e Diellit ka mbërritur në 26 centimetra, kurse në viset malore janë shënuar minus 3 gradë Celsius.

Shoqata për promovimin e ski-qendrave të Maqedonisë së Veriut “Ski Makedonija”, sic precjell KlanM, në kanalin e saj në YouTube ka publikuar pamje të drejtpërdejta nga Kodra e Diellit ku mund të shihet situata në 12 orët e fundit.

Sipas pamjeve, në Kodrën e Diellit, thuajse nuk janë ndërprerë reshjet e dëborës.

Metereologët gjatë fundjavës, si rezultat I uljes së temperaturave, paralajmërojnë reshje të borës si në viset malore poashtu edhe në disa pjesë të qyteteve të vendit. /KlanMacedonia/