18/01/2025

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti në fjalën e tij në takimin e së premtes me qytetarët e Gostivarit tha se kontaktet e drejtpërdrejta me qytetarët janë traditë e partisë së tij, por shtoi se situata me krizën shëndetësore Kovid-19 e cila la pasoja jo vetëm për ekonomin e vendit, ndërpreu edhe takimet sy më sy me qytetarin.

“Kriza shëndetësore me Kovid-19 përveç pasojave në ekonomi pati pasoja edhe në kontaktet me njerëzit. Ka qenë traditë e instaluar e Bashkimit Demokratik për Integrim, që jo vetëm në prag zgjedhjesh e fushatash me dalë në kontakt të drejtpërdrejt me njerëzit për të bashkëbiseduar mbi zhvillimet, mbi punët e bëra dhe pa bëra. Një komunikim që në vazhdimësi e ka begatuar BDI-në dhe kjo e ka bërë të pamposhtur për dy dekada të korr vetëm suksese që nuk do i mungojnë edhe në të ardhmen. Shumë punë janë bërë për të gjithë shqiptarët, nuk janë bërë për BDI. Qoftë përparimi që është bërë në arsim, në kulturë, shëndetësi etj. Më kujtohet në vitin 2002 kur kam biseduar sepse për herë të parë ishim në Qeveri, kam pyetur sa specialist shqiptar ka në spitalin qendror të Shkupit, nëse nuk gabohem ishte vetëm një, dhe detyra e parë ka qenë kuadro të mira, të përgatitura dhe tu jepet hapësira për specializim. Unë sot jam krenarë për atë punë që është bërë”, tha Ali Ahmeti – lider i BDI-së.

Sipas tij, shqiptarët dhe maqedonasit në Maqedoninë e Veriut janë si duar, siç tha ai, që njëra pa tjetrën nuk mundet.

“Të dyja e lajnë fytyrën, dhe të dyja ia zbardhojmë fytyrën këtij shteti. Dy komunitetet më të mëdha, ashtu siç duhet t’i kemi pas edhe komunitetet e vogla, por ato nuk mbajnë përgjegjësi. Përgjegjësi mbajnë dy duart për fytyrë të zbardhur të këtij shteti”, theksoi Ahmeti.
Kreu i BDI-së potencoi para qytetarëve të Gostivarit se ai së bashku me kryeparlamentarin Talat Xhaferi do të qëndrojnë fuqishëm të rreshtuar pas gjeneratave të reja.

“Nëse jemi patriot, nëse jemi njerëz që mendojmë për ardhmërinë, duhet të mendojmë që mbi supet tona të jetë gjenerata e re.
“Unë nuk jam politikan i ndërtuar prej ekraneve televizive, as nuk jam i dalë prej kancelarive. Unë jam politikanë i dalë nga një proces historik, një organizimi një rezistence gati katër dekada me radhë, që nga padrejtësia që iu bë shqiptarëve në vitin 1945, që padrejtësisht u copëtuan dhe u shkëputën dhe u vendosë regjimi ushtarako policor. I takojë lëvizjes studentor të viti 1981 dhe pa pushuar deri në vitin 2001 kemi realizuar qëllimin dhe amanetin e të gjitha gjeneratave që kishin kontribuar bashkë, për arsyes pa kontributin e atyre para nesh ne nuk do ishim aty”, tha Ahmeti.