21/04/2026

Mbreti Charles po zhvillon një vizitë tre-ditore në Gjermani. Kjo shënon vizitën e tij të parë jashtë vendit që kur u bë mbret i Britanisë së Madhe.

Me këtë udhëtim 75-vjeçari kërkon të kthejë faqen e marrëdhënieve të vështira midis Londrës dhe Brukselit pas daljes së Britanisë së Madhe nga blloku.

Mbreti Charles, kishte planifikuar të vizitonte Francën, por e anuloi atë për shkak të protestave atje.
Gjatë qëndrimit në Gjermani, Charles dhe bashkëshortja e tij Camila do të qëndrojnë në një hotel luksoz në Berlin. Sipas mediave gjermane në hotelin ku do të qëndrojë monarku 75-vjeçar dhe bashëshortja e tij kanë qëndruar më herët edhe emra të njohur si Michael Jackson, Dalai Lama dhe mbretëresha e ndjere Elizabeth.

Autoritetet gjermane do të bëjnë të pamundurën që mbreti Charles të ndihet si në shtëpinë e tij, komenton gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung”. Sakaq, lidhur me vizitën në Francë presidenti Emmanuel Macron është shprehur se vizita e Charles mund të riplanifikohet për verën.

Klan News