Shkup, 27 mars – Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Olta Xhaçka e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup.
Në takimin u vlerësua dialogu i vazhdueshëm politik dhe zhvillimet e përgjithshmë në raportet dypalëshe mes dy vendeve që tashmë shënojnë tre dekada nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.
Ndryshimet kushtetuese dhe reformat në vend u vlerësuan si proces politik që kërkon vullnet dhe theksuan se të gjithë faktorët politik duhet bërë bashkë në frontin për Europë dhe të lënë anësh interesin politik e të vënë në fokus interesin e shtetit dhe qytetarëve pasiqë procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian është i lidhur jo vetëm me stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit, por edhe me mbarë kontinentin europian.


