21/04/2026

Skuadra e Gjilanit shpreh krenarinë me dy talentet e saj, Oltion Bilalli dhe Yll Ibrahimi.

“Thirrja e kombëtares! 

 

Oltion Bilalli dhe Yll Ibrahimi do të jenë pjesë e Kosovës U21.

Futbollistët e klubit janë grumbulluar për ndeshjen kualifikuese të “Euro 2025” të cilën ekipi i 21 – vjeçarëve të Kosovës do të luaj ndaj Izraelit në datën 10 shtator në Gyor të Hungarisë.

 

Klubi i uron Oltit dhe Yllit përfaqësim sa më dinjitoz me fanellën dardane”, shkruan në faqen e SC Gjilanit.