Zhytësit kanë gjetur trupin e gjashtë pas fundosjes së një jahti luksoz në Sicili, që besohet të jetë i 18-vjeçares Hannah Lynch, sipas raportimeve në mediat italiane.
Hannah është e fundit nga të zhdukurit pas fundosjes së jahtit në fillim të kësaj jave.
Trupi i babait të saj, sipërmarrësit të teknologjisë Mike Lynch, dhe pesë të tjerëve tashmë janë sjellë në breg pas fundosjes së jahtit luksoz Bayesian.
Nga 22 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord, 15 persona i mbijetuan fundosjes, duke përfshirë një fëmijë njëvjeçar dhe nënën e Hannah, Angela Bacares.
Kryetari i bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer, gruaja e tij Judy Bloomer, avokati i Clifford Chance, Chris Morvillo, gruaja e tij Neda Morvillo dhe kuzhinieri i anijes Recaldo Thomas ishin të tjerët të humbur kur Bayesian u fundos.
Ekipet e shpëtimit e përshkruan operacionin, i cili ka vazhduar që nga e hëna, si “kompleks”, me zhytës të kufizuar në ndërrime nënujore 12 minuta.
Vendimi nëse do të ngrihet jahti i fundosur nga shtrati i detit “nuk është në rendin e ditës”, por do të jetë në të ardhmen, tha një zëdhënës i rojes bregdetare italiane.
Anija ishte “praktikisht e paprekur” në shtratin e detit, sipas zhytësve në ekipin e kërkim-shpëtimit./21Media
