Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se ai “mësoi shumë” nga Julian Alvarez ndërsa argjentinasi nis një sfidë të re me Atletico Madrid.
Guardiola mbështetej te Alvarez për të mbushur boshllëkun e lënë nga lëndimi i Erling Haaland në sezonin 2023-24.
24-vjeçari dha 32 gola në të gjitha garat. Megjithatë, një lëvizje në Atletico Madrid i jep Alvarez mundësinë për të qenë kryesori në sulm dhe ai pritet të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare në Metropolitano Stadium.
Guardiola vlerësoi kontributin e Alvarez ndërsa pranoi se ai mësoi shumë nga sulmuesi, raporton Goal.com, transmeton Klankosova.tv.
“Së pari dua të falënderoj për Julian, ne fituam gjithçka, kontributi i tij ka qenë masiv. Ai ishte jashtëzakonisht i dashur nga skuadra për sjelljen e tij, por nëse dëshiron të largohet, një sfidë e re – Atletico është një klub i lartë – atëherë nëse doni të largoheni, është mirë. Ne i urojmë atij më të mirën. Mësova shumë prej tij. Shpresoj se ai mund të gjejë atë që kërkonte”, tha shefi i Cityt.
53-vjeçari tutje tha se Alvarez i kishte thënë se po kërkonte një sfidë të re, dhe se mendonte se ky vendim është gjëja që duhej të bënte.
