Laura Fazliu e Clarisse Agbegnenou janë përballur dy herë tashmë.
Fillimisht më 17 shkurt të vitit të kaluar, në ditën e Pavarësisë, Laura e mposhti legjendën franceze në Grand Slamin e Tel Avivit.Ndërkohë më 4 nëntor të vitit të kaluar Laura fitoi ndaj Clarisses edhe në çerekfinale të Evropianit në Montpellier.
Agbegnenou është legjendë e xhudos. Është kampione olimpike, medaliste e argjendtë olimpike, kampione e gjashtëfisht botërore dhe e pesëfishtë e Evropës.
Ka edhe plot e plot medalje të tjera.
