21/04/2026

Xhudistja e mirënjohur në Gjermani, Ana-Maria Vagner, 28 vjeç, ishte flamurmbajtësja e kombit të saj, së bashku me yllin e basketbollit Denis Shroder, në hapjen e Lojërave Olimpike.

Vagner fitoi bronzin olimpik në “Tokio 2020”, duke fituar medaljen në kategorinë individuale 78 kg dhe në garën ekipore të përzier. Por nuk është vetëm aftësia e saj e pabesueshme në tapet që i lë fansat të mahnitur, por edhe personaliteti i saj larg sportit.