Kordinatori i këshilltarëve të BDI-së në Komunën e Tetovës, Liridon Disha, ka reaguar pas lajmeve se në pozitë të Durmishit në krye të këshillit të Tetovës do të vendoset Ratko Davidkovski.
Përmes Facebook, Disha ka njoftuar qytetarēt e Tetovēs duke shpërndarë dokumentin se në vend të Durmishit, mbledhjen do ta udhëheq këshilltsri i VMRO-së, Rayko Davidkovski.
Kujtojmë, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës ka qenë Besar Durmishi i cili nga ky post, morri detyrën e Ministrit të Ekonomisë dhe Punës dhe pas tij në kryr të këshillit la parnerin e koalicionit në nivel lokal dhe republikan.
Pozita e kreut të kēshillit nuk është e para që VMRO, merr në Tetovë, tashmë e ditur është se kjo parti ka disa drejtor dhe poste tjera udhëheqëse në komunē.

