Ish ministri Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, eksponent i lartë i BDI-së, përmes një statusi në “Facebook”, e ka cilësuar heqjen e balanserit si kompensim në dëm të shqiptarëve.
Thotë se është vendim i padrejtë.
Sipas tij, ky vendim është një kthesë e cila të drejtat e shqiptarëve i kthen në një nivel të padëshiruar.
Shton se një vendim i tillë rëndon shpirtin e çdo shqiptari, duke i pasur parasysh sfidat dhe betejat të cilat i tejkaluam si popull.
Në shkrimin e tij Shaqiri është i sigurtë se populli këtë asnjëherë as nuk u’a haron e as nuk u’a falë.
Shkrimi i plotë:
Balanseri – kompromis në dëm të shqiptarëve
Është vendim i padrejtë të lejosh të jeshë pjesë e një kthese e cila të drejtat e popullit shqiptar i kthen në një nivel të padëshiruar. Nga 29% ta ulësh përqindjen e përfaqësimit në institucione publike në 25% me pretekstin se jorezidentët nuk do mund të konkurojnë në konkurset për t’u punësuar në administratë publike është diskriminuese.
E rëndon shpirtin e çdo shqiptari ky vendim duke i pasur parasysh sfidat dhe betejat të cilat i tejkaluam si popull për ta arritur përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, mbase edhe qëllimi kryesor ishte ky – balanseri.
Marëveshja paqësore e Ohrit ishte arritja për përfaqësim të drejtë të cilën sot dikush dëshiron ta ndryshoj në dëm të popullit tonë. Ndoshta kështu është kur me çdo kusht bëhesh pjesë e qeverisë pa e pasur legjitimitetin e popullit. Çdo ditë e më shumë populli shqiptar e kupton patriotizmin e rrejshëm në fushatë zgjedhore dhe vazalizmin ndaj VMRO në qeverisje.
Por, të jeni të sigurt që populli jonë këtë asnjëherë as nuk u’a haron e as nuk u’a falë.
