19/04/2026

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë sot seancën për votimin e Qeverisë së re, që do të drejtohet nga Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së, por për gazetarin nga Tetova, Xhelal Neziri profilet e ministrave mund të bëhen shkak për burim konfliktesh.

Në një lidhje me Skype për RTSH24, Neziri përmendi propozimin e Ivan Stoilkoviq, nga Partia Demokratike Serbe, për Ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive Etnike. Sipas tij, Stoilkoviq është i njohur për afërsinë e tij me Moskën dhe Beogradin dhe se kjo mund të çojë në probleme për një vend anëtar të NATO-s, siç është Maqedonia e Veriut.

“Është lideri i partisë serbe në Maqedoninë e Veriut, ai është i njohur për afërsinë e tij me Moskën dhe Beogradin dhe për një vend anëtar të NATO-s, prania e një personi me biografi të tillë në kabinetin qeverisës, do të shihet si burim i problemeve apo i diskutimeve, apo pse jo edhe i konflikteve brenda kabinetit qeverisës, duke marrë parasysh që një pjesë e madhe atij kabineti janë të rreshtuar përkrah Perëndimit.