Ish deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli Zendeli përmes rrjeteve sociale ka reaguar dhe ka folur për legjitimitetin e votuesit shqiptar në të cilën thirret VLEN-i.
Sipas ish deputetes, “legjitimiteti” i votuesit shqiptar, i cili u manifestua sot është se me 12 vota shqiptare dhe 64 vota tjera u zgjodh Kryetari i Kuvendit;
Ajo ka sjellë në kujtesë edhe vitet paraprake, ku kryetari i Kuvendit shqiptar, është zgjedhur me më shumë vota deputetësh shqiptarë.
Statusi i plotë:
Edhe diçka për legjitimitetin tek votuesi shqiptar, i cili u manifestua sot gjatë votimit për Kryetar Kuvendi
2024:
Me 12 vota shqiptare dhe 64 vota tjera u zgjodh Kryetari i Kuvendit;
2020:
Me 20 vota shqiptare dhe 42 vota tjera u zgjodh Kryetari i Kuvendit;
2017:
Me histori të përgjakshme të cilën e kemi në kujtesë akoma…
“Unë jam mirë kur janë mirë shqiptarët”- do të thoshte Isa Boletini por kah po shkojmë sot dhe në duar të kujt, parashtrohet pyetja?!
Sidoqoftë, Urime!
Shoë must go on 🙂
