19/04/2026

Mesfushori kosovar, Milot Rashica, e ka fituar Kupën e Turqisë me skuadrën e tij, Beshiktashin.

Beshiktashi e mposhti në finale Trabzonsporin e Enis Bardhit me rezultat 3:2, ku të parët kaluan në epërsi mysafirët në minutën e 13-të me Onuachun.

Ndërsa, Beshkitashi e barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë, ku i saktë nga pika e bardhë u tregua Ghezzal, njofton Klankosova.tv.

Kurse, epërsinë për herë të parë në ndeshje Beshiktashit ia dha Ucan, i cili realizoi në minutën e 54-të, ndërsa vetëm 10 minuta më vonë në lojë u inkuadrua edhe Rashica.

Drama ishte krejt në fund të takimit, ku Pepe barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 89-të të ndeshjes, kurse golin e fitores për Beshiktashin e shënoi Al Musrati në minutën e 94-të.+