19/04/2026

Ka mbetur edhe pak javë deri në fillimin e Kampionatit Evropian në futboll që mbahet në Gjermani.

Pjesëmarrëse do të jetë edhe kombëtarja e Shqipërisë.

Kur përgatitjet po shkojnë kah fundi, Shqipërisë do t’i kushtohet edhe një këngë.

Kënga zyrtare do të titullohet “Albania”, njofton Federata Shqiptare e Futbollit transmeton Klankosova.tv

Në njoftimin e FSHF-së thuhet se ky projekt do të realizohet nga reperi i njohur kosovar Capital – T.

“Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024″”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tvhttps://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/posts/852986646863844?ref=embed_post