19/04/2026

Një video e Bebe Rexhës është bërë virale në platformën “TikTok”.

Në këtë video, ajo ka diskutuar për peshën e saj, transmeton Indeksonline.

Teksa kërcen me këngën “Good Form”, të Nicki Minaj, ajo bëri një mbishkrimin duke thënë: “Sa mendoni se peshoj unë?”

“Le të normalizojmë 165”, tha në mbishkrim.

Kjo video e cila u postua të martën, ka grumbulluar afro 10 milionë shikime dhe mbi 1 milionë pëlqime./Indeksonline/