08:18 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / L KNjerëzit “shpërthejnë” keq ndaj Kourtney Kardashian, por për çfarë arsyeje?
Skull Of Colossal Sea Monster Extracted From Cliffs In The UK
ZESTRADAR
Kourtney duhet të presë edhe dy ditë që të festojë 45 vjetorin e ditëlindjes, por duket se festimet e vërteta kanë nisur tashmë dhe njerëzit reaguan menjëherë.
Me një galeri fotosh që tregojnë momente nga festa, me torta të shumta, ngjyra, mbishkrime e tollumbaca, njerëzit nuk i kanë kursyer komentet për morinë e tortave të servirura, ndërkohë që ditëlindja nuk ka ardhur ende.
“Një koleksion tortash”, e quajnë njerëzit atmosferën para ditëlindjes së Kourtney-t, ndërsa ndjekësit virtual e konsiderojnë të tepruar të gjithë këtë ekstravagancë në festimet e ditëlindjes.
“Dreq, sa shumë torta që keni,” shkruan një prej komentuesve: “Më fal, kush i ha të gjitha këto?
Shpenzim i kotë i ushqimit dhe ndotje për mjedisin”; “Seriozisht? Kaq shumë harxhim për ushqimet?”; “Ok, vazhdoni talluni me ushqimin”: “Pyetja e vërtetë është se sa torta keni hedhur në koshin e plehrave,” shkruan një tjetër me ironi. “Kjo është shumë qesharake…”, ishte reagimi i një tjetër personi, që duket se nuk pajtohet dot me idenë e kaq shumë ëmbëlsirave në një festë të vetëm ditëlindjeje.
