Profesori universitar Blerim Latifi ka folur në Pressing rreth përfshirjes së drejtëpërdrejtë të Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni.
300×250
“Kosova implikohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë, të hapur në procese elektorale tek shqiptarët që zhvillohet në një shtet tjetër. Unë e shof kryesisht si një ambicie e Kurtit për t’u shndërruar në profilin e një lideri shqiptar që ka ndikim rajonal. Nuk po i mjafton Kosova dhe ka dëshirë të jetë lider brenda kushtimisht thënë shqiptarosferës. Si rezultat i kësaj ka mobilizu organizatën e tij, njerëzit e tij, partinë e tij dhe përpiqet të përfshihet në proces elektoral në Maqedoni”, tha Latifi.
“Ne jemi në një situatë të një krize të rëndë, një krizë e cila bart shumë rreziqe. Një krizë ku kancelari gjerman paralajmëron një situatë ku mund me shpërthy luftë në Evropë, ku sekretari britanik flet se luftën e kemi në prag, kurse ne jemi në një situatë ku Kryeministri i Kosovës nuk komunikon me Kryeministrin e Shqipërisë, nuk komunikon me Kryeministrin e Maqedonisë”, shtoi Latifi.
Nuk është koha për me i ndjek ambiciet personale, por është koha kur faktori shqiptar duhet të jetë i koordinuar, është shprehur Latifi.
