Agjenti i Marash Kumbullës, mbrojtësit shqiptar i huazuar te Sassuolo, Gianni Vitali, ka bërë një deklarata për TuttoMercatoËeb.
“Marrëveshja në janar nuk ishte e thjeshtë, sidomos për të gjetur një marrëveshje midis palëve. Roma kërkonte një huazim, lojtari po shërohej nga një dëmtim i rëndë. Në fund gjithçka shkoi mirë dhe mbërriti te Sassuolo, me Marashin që do të luftojë deri në fund për shpëtim”.
“Për të shkuar të luajë ai hoqi dorë edhe nga pikëpamja ekonomike, por ishte e rëndësishme për të që të mos humbiste kombëtaren në kuadër të kampionatit europian dhe të kthehet gati te Roma. Tani është shumë mirë, padyshim që mund ta gjejë formën e tij vetëm duke luajtur por është lojtar që e gjen menjëhere gjendjen e tij ideale. Mezi pret të fillojë nga minuta e parë ndoshta që në ndeshjen tjetër”.
