Bianca Censori u ekspozua në publik me një nga veshjet më ekstravagante deri më tani, ndërsa po dilte per shopping me bashkëshortin e saj Kanye West.
Arkitektja e “Yeezy”, 29 vjeç, u shfaq në Los Angeles me bashkëshortin e saj 46-vjeçar me bikini pothuajse identike me atë që ish-gruaja e tij Kim Kardashian kishte veshur në verën e vitit 2022. Bianca i la shumë pak vend imagjinatës, me reçipetat ngjyrë argjendi dhe të mbathura të përshtaura në formë dhe ngjyrë me pjesën e sipërme, të cilat mezi mbulonin pjesët intime.
Bianca e kompletoi veshjen e saj me një palë taka transparente me rripa argjendi. Ajo dukej e pashqetësuar nga lakuriqësia, ndërsa ishte duke shijuar një akullore. (TemA)


