20/04/2026

Dua Lipa publikon datat e turneut për albumin e saj të ri – njëri ndër të parët do të jetë në Ballkan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar datat si dhe vendet ku do të promovojë albumin e saj më të ri “Radical Optimism”.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të albumit të saj “Future Nostalgia”, artistja nga Kosova do të lansojë së shpejti albumin e saj më të ri.

Përmes një postimi në Instagram, ajo njoftoi për vendet evropiane ku do të nisë turneun për albumin e saj “Radical Optimism”.

Më 5 qershor, Dua Lipa do të mbajë një koncert në Berlin të Gjermanisë, më datën 9 do të jetë në Kroaci pastaj më datën 12 dhe 13, ajo do të mbajë dy koncerte në Francë.

Fituesja e tre çmimeve Grammy, është padyshim fenomen i muzikës në industrinë globale dhe albumi i saj më i ri mund të shënojë një epokë të re për të.

Nga tani, mund ta para-porositni albumin e saj në formë digjitale, derisa lansimi i përgjithshëm pritet së shpejti.https://www.instagram.com/dualipa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=334b674c-657b-4578-9a48-7b0b75eaa595&ig_mid=5FADC64A-F8BB-4C26-AC57-0146F7A9F4FE