Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka thënë se ekipi i tij u demoralizua pas dy golave të shpejtë të pranuar në fillim të ndeshjes kundër Prishtinës.
Dukagjini u mposht 5:0 nga Prishtina.
“Dy golat e parë na demoralizuan edhe pse kishim raste, por goli i katërt pastaj vulosi takimin. Po kalojmë në një krizë momentale të rezultateve, por Dukagjini do të zgjohet. Kjo nuk është fytyra e vërtetë e Dukagjinit. Prishtina bëri atë që duhej në takimin ndaj nesh”, ka thënë Dallku.
