Arsenali ka arritur që ta mposht Porton në kohën e rregullt falë golit të shënuar në minutën e 41-të nga Trossard.
Por, pavarësisht fitores, ndeshja do të shkojë në vazhdime, pasi rezultati i përgjithshëm është baras, 1-1, pasi Porto pati fituar si vendas.
Topçinjtë e shënuan edhe golin e dytë me anë të Odegaard, por që i njëjti u anulua për pozitë jashtë loje.
