19/04/2026

Nëpunës policor dje kanë gjetur 238 pako me cigare, duhan dhe gjësende të tjera.

Siç informon MPB-ja, nëpunësit e Stacionit policor për Vendkalimin kufitar dhe mbikëqyrje kufitare-Bogorodicë në vendin e quajtur “Vrshnik Bara” dje në orën 4:00 kanë vërejtur dy persona në zonën ndërkufitare të cilët mbanin një çantë dhe disa qese.

Personat kanë lënë çantën dhe qeset dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.