Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Dakota Johnson, ka thënë se nuk po befasohet nga vlerësimet e dobëta që mori filmi ku ajo luan rolin kryesor, “Madame Web”.
“Fatkeqësisht, nuk jam e befasuar se deri ku kanë shkuar vlerësimit e dobëta për filmin. Por bërja ë këtij filmi ishte definitivisht një eksperiencë për mua. Nuk kam bërë diçka të ngjashme më përpara dhe nuk besoj se do të bëj diçka të ngjashme prapë”, ka thënë aktorja në një intervistë që ka bërë së fundmi për revistën Bustle.
Johnson gjithashtu ka cekur se ky film nuk është krejtësisht ajo për të cilën bëri kontratë në fillim.“Ndonjëherë në këtë industri, ti nënshkruan një kontratë dhe përgjatë punës gjërat ndryshojnë dhe e kupton se nuk është kjo puna për të cilën ke nënshkruar në fillim. Por ka qenë një eksperiencë prej të cilës kam mësuar shumë edhe pse nuk është ndjenjë e mirë për të qenë pjesë e një projekti që është shkatërruar”, ka vazhduar aktorja.
FoxNews raporton se filmi “Madame Web” ka fituar vetëm 26.2 milionë dollarë përgjatë vikendit kur u lansua, me premierë në ditën e Shën Valentinit.
Debutimi i “Madame Web” shënoi hapjen më të ulët nëpër arkat filmike se sa çdo film “Spider-Man” dhe se çdo film tjetër i bazuar në karakteret e komikëve të Marvelit.
