Shkup, 29 shkurt – Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 249 sanksione, prej të cilave 71 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 12 masa për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tetë sanksione për kalim në semafor të mbyllur, 12 sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, katër sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit…
Kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, thonë në MPB.
