19/04/2026

Emiri i Katarit nuk do të bëjë propozim për ta bindur Kylian Mbappen që të qëndrojë në Paris Saint-Germain.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, burime pranë PSG-së mohojnë me vendosmëri informacionin që vjen nga shtypi francez se Emiri i Katarit do të bëjë një propozim të ri për të ndryshuar mendjen e Mbappes.

Emiri i Katarit do të takohet sot me Mbappen, por nuk do të bëhet fjalë për të ardhmen e tij pasi Kylian tashmë e ka bërë të qartë.

Mbappe e ka informuar PSG-së për largim nga klubi, teksa Real Madridi është duke punuar në këtë drejtim që të bind sulmuesin francez që t’u bashkohet në verë.