Ministri i Administratës në qeverinë e Malit të Zi, Marash Dukaj ka uruar Talat Xhaferin për pozitën e kryeministrit shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Kjo është padyshim koha e shqiptarëve, si faktorë të padiskutueshëm në Ballkanin Perëndimor dhe garant i rrugës Europiane të vendeve tona, ka shkruar mes tjerash Dukaj.
Postimi i plotë:
Dua t’i uroj suksese në detyrën historike, mikut tim, kryeministrit Talat Xhaferi 😊
Xhaferi është kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe ky është një lajm që na bën krenarë 🤝🇦🇱🇲🇪🇲🇰
Kjo është padyshim koha e shqiptarëve, si faktorë të padiskutueshëm në Ballkanin Perëndimor dhe garant i rrugës Europiane të vendeve tona
