Bebe Rexha, këngëtarja shqiptaro-amerikane që ka pushtuar skenën muzikore botërore me hite si “I’m a mess” dhe “In the name of love”, ka bërë të qartë se, pavarësisht famës dhe jetesës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo vazhdon të mbajë gjallë rrënjët dhe kulturën e saj shqiptare.
Në një InstaStory të fundit, Bebe ka ndarë me miliona ndjekësit e saj një pjesë të veçantë të rutinës së saj të përditshme që pasqyron trashëgiminë e saj kulturore.
